Aktualitet

Vdekja e 27-vjeçares në Kamëz, flet nëna e viktimës: Nuk e kam pasur vajzën që shkonte nëpër hotele, kërkoj të dalë e vërteta

Ajo më tej shto se vajza e saj ishte një tip i mbyllur dhe se herë pas here ka pasur probleme me bashkëshortin.

13 Shkurt 2024, 12:20 Nga N.F
Vdekja e 27-vjeçares në Kamëz, flet nëna e viktimës:
Altin Coku

TIRANË- Nëna e 27-vjeçares e cila vrau veten duke u hedhur nga lartësia ka reaguar për herë të parë. Nënë e vajzës së re në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” u shpreh se kërkon të zbardhet e vërteta për ngjarjen pasi vajza e saj nuk e bënte kurrë një gjë të tillë pasi 27-vjeçarja nuk shkonte nëpër hotele.

Ajo më tej shto se vajza e saj ishte një tip i mbyllur dhe se herë pas here ka pasur probleme me bashkëshortin. Nëna më te shtoi se marrëdhënia mes çiftit ishte zgjidhur dhe ajo e ka falur dhunën për shkak të fëmijës.

“Kërkoj të dalë e vërteta. Kurrë nuk e bënte një gjë të tillë. Ajo nuk ka qenë në hotel, ka qenë duke punuar. Ajo nuk dilte, ishte tip i mbyllur. Dilte me motrën ose djalin. Nuk dilte kurrë veten. Nuk e kam pasur vajzën që shkonte nëpër hotele.

Si çdo çift ato kishin probleme, i thash eja qetësohu se keni një fëmijë të vogël. Shkova e mora në Kosovë. Ka qenë xheloze për burrin. I thash ai ka fëmijë me ty. Edhe djali më tha ta marrim motrën të qetësohet. Më parë kanë pasur konflikte, vajza bëri denoncim, por vajza e Sibelës kërkonte të atin dhe vajza e fali për hir të fëmijës. Edhe bashkëshorti i kërkoi falje”, tha ajo.

kamez altin coku vetevrasje

Sondazh

Poll