Aktualitet

I dënuar me mbi 7 vjet burg në Itali, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë, pritet ekstradimi (EMRI)

Henerik Boba (Ermal Hitaj), i cili u arrestua në lagjen "10 korriku", ishte dënuar në Itali me mbi 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

13 Shkurt 2024, 09:46 Nga r.ll
I dënuar me mbi 7 vjet burg në Itali, arrestohet 39-vjeçari
pamje nga arrestimi

VLORË- Një 39-vjeçar në Vlorë ka përfunduar në prangat e policisë në kuadër të operacionit policor "Part of".

Henerik Boba (Ermal Hitaj), i cili u arrestua në lagjen "10 korriku", ishte dënuar në Itali me mbi 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Part of”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I dënuar në Itali, me mbi 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, lokalizohet, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 39-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Part of”.

Gjatë operacionit, në lagjen “10 Korriku”, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Henerik Boba alias Ermal Hitaj, 39 vjeç.

Gjykata e Firences e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

henerik boba erma hitaj

Sondazh

Poll