Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina në Gjirokastër, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:45 në lagjen “Kodra e Shtufit”. 

13 Shkurt 2024, 10:46 Nga N.F
Përfshihet nga flakët makina në Gjirokastër, shkak dyshohet
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Mbrëmjen e djeshme mësohet se është përfshirë nga flakët një makinë në Gjirokastër. Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:45 në lagjen “Kodra e Shtufit”. 

Shkak dyshohet se ka qenë një shkëndije elektrike. Sipas njoftimit të policisë makina është djegur pjesërisht dhe ka vetëm dëë materale. 

Njoftimi i plotë:

Gjirokastër/ Më datë 12.02.2024, rreth orës 23:45, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, një automjet i parkuar në lagjen “Kodra e Shtufit”, në pronësi të shtetasit B. G. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

gjirokaster zjarr shkendije elekrike

Sondazh

Poll