Aktualitet

Abuzonte seksualisht dhe ofendonte personat me aftësi të kufizuara, lihet në paraburgim "TikTokeri" shqiptar në Greqi

Sipas avokatëve, Zani u shpreh se çdo gjë ishte në kuadër të shakasë dhe se ai mendonte se iu vinte në ndihmë njerëzve me aftësi ndryshe, në kohën që i nxirrte ata në video ose në transmetime live.

13 Shkurt 2024, 10:04 Nga r.ll
Abuzonte seksualisht dhe ofendonte personat me aftësi të kufizuara,
florian zani

GREQI- Florian Zani, "Tik Tok"-eri shqiptar është lënë paraburgim nga gjykata e Athinës, pasi akuzohet për shkelje të ligjeve për poshtërim, dhunë dhe shfrytëzim të personave të pa mbrojtur. Kanë qenë pikërisht organizatat në mbrojtje të këtyre grupimeve të cilat e denoncuan pasi në Zani në rrjetet sociale TikTok dhe YouTube po bënte një transmetim live ku abuzonte seksualisht dhe në vazhdim fyente dhe i tallte viktimat e tij live në rrjetet sociale.

Sipas avokatëve, Zani u shpreh se çdo gjë ishte në kuadër të shakasë dhe se ai mendonte se iu vinte në ndihmë njerëzve me aftësi ndryshe, në kohën që i nxirrte ata në video ose në transmetime live. Gjithashtu edhe miqtë e tij dëshmuan në mbrojtje të Zanit , por viktimat nuk u lejuan të ishin të pranishëm, pasi sipas gjykatës marrja e dëshmitarë së tyre pa praninë e psikologut do të ishte një poshtërim i dytë për ta.

Kujtojmë se pas arrestimit të Florian Zanit pak ditë më parë, në banesën të cilën kryhej transmetimi live, u gjetën edhe dy persona me aftësi të kufizuar të cilët nuk ishin në gjendje të mbronin veten e tyre prej akteve poshtëruese dhe ofenduese të tik tokerit shqiptar. Ata u dërguan në një fondacion ku do të mbahen nën kujdesin e mjekëve të specializuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe kompjutera, disa hard disk dhe programe kompjuterike. Zani do të dërgohet në gjykatë për masë sgurie paraditen e së mërkurës.

 

florian zani

Sondazh

Poll