Akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim mjekun Edvin Prifti
edvin prifti TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim mjekun Edvin Prifti. Ai akuzohet pë vepr...
Arrestimi i 43-vjeçarit ka ardhur pasi u kap me kokainë në xhep.
TIRANË- Një 43-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Arrestimi i 43-vjeçarit ka ardhur pasi u kap me kokainë në xhep. Sipas njoftimit të policisë i arrestuari siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme të Tiranës.
Gjithashu bëhet me dije se janë sekuestruar sasia e lëndës narkotike kokainë, 5350 euro, 2800 franga dhe 10 000 lekë të rinj dhe automjeti që përdorte.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/ Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”. Goditet nga Sektori i Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, një rast i shitjes së lëndës narkotike. Vihet në pranga 43-vjeçari që u kap në flagrancë në Sauk, me sasi lënde narkotike kokainë. Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike kokainë, 5350 euro, 2800 franga dhe 10 000 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale e shitjes së lëndëve narkotike, si dhe automjeti që përdorte ky shtetas.
Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike kokainë, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i veprimeve operacionale, në Sauk, u lokalizua dhe u ndalua automjeti tip "Audi", me drejtues shtetasin D. B., 43 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik ndaj 43-vjeçarit dhe kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, 5350 euro, 2800 franga dhe 10 000 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga veprimtaria kriminale e shitjes së lëndëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme të Tiranës.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit D. B. dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
edvin prifti TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim mjekun Edvin Prifti. Ai akuzohet pë vepr...
florian zani GREQI- Florian Zani, "Tik Tok"-eri shqiptar është lënë paraburgim nga gjykata e Athinës, pasi akuzohet për ...
pamje nga arrestimi VLORË- Një 39-vjeçar në Vlorë ka përfunduar në prangat e policisë në kuadër të...
altin coku TIRANË- Kamza u trondit mbrëmjen e së shtunës nga vetëvrasja e 27-vjeçares në rrugën Teuta, në rr...
foto ilustruese TIRANË- Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar në një lokal në Mullet, pasi lëvizte i ...
Alger Çepele ANGLI- Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet angleze pasi u kap brenda nj...
foto ilustruese FIER- Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëmnë aksin "Fier-Ballsh", ku dy automjete janë p...
Policia VLORË- Dy tër rinj janë vënë në pranga ditën e sotme në Vlorë. Arrestimi i tyre ka ardhrur pasi ata ki...
kryeministria TIRANË- Qeveria shqiptare ka bërë hapa para me digjitalizimin e shërbimeve qeveritare, por është më pak tr...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria po përballet me rënie të shpejtë të lindjeve, sidomos në vitet pas pandemisë...