Politike

Mandati i Shqipërisë në OKB, ambasadori i BE-së: Arriti të çojë disa çështje të rëndësishme për diskutim në Këshillin e Sigurisë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se Shqipëria ka qenë një urë lidhëse e BE-së në Këshillin e Sigurimit.

13 Shkurt 2024, 11:08 Nga r.ll
Mandati i Shqipërisë në OKB, ambasadori i BE-së: Arriti
silvio gonzato

TIRANË- Ministria e Jashtme ka zhvilluar ditën e sotme një takim përmbyllës me rastin e përfundimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Gjatë fjalës së tij në takim, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se Shqipëria ka qenë një urë lidhëse e BE-së në Këshillin e Sigurimit. Ai vlerësoi ndihmën e Shqipërisë në arritjen e objektivave.

"Arritja e Shqipërisë ishte një mundësi shumë e mirë për të zgjeruar faktorin tonë. Nuk mund të integrohej plotësisht Shqipëria në mekanizmat tona, por u siguruam që të kishin akses në rrjetin tonë shumë të rëndësishëm diplomatik. Kur Afrika ishte në axhendë mendojmë se ne ishim shumë të dobishëm duke iu ofruar ju shumë informacione të dobishme.

Ishte e admirueshme sesi Shqipëria na ndihmoi në arritjen e objektivave. Shqipëria luajti rolin e një ure lidhëse. Në takimin mujor që ne kishim kishte një vend ku Shqipëria luante një rol pozitiv. Shqipëria ka arritur të sigurojë që disa çështje të rëndësishme të diskutohen në Këshillin e Sigurisë."- tha Gonzato.

silvio gonzato okb shqiperi

Sondazh

Poll