Politike

"Cili do të jetë qëndrimi ynë përballë vizitës së Blinken ?"/ Diskutimet në Këshillin Kombëtar të PD-së, kërkohet që Berisha të jetë pjesë e protestës

Sipas Baçit, Berisha duhet të ketë një fjalë para mbështetësve demokratë ditën e protestës.

12 Shkurt 2024, 19:22 Nga h.k
"Cili do të jetë qëndrimi ynë përballë
Foto ilustruese

TIRANË-Diskutime të tjera janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PD-së në selinë e Partisë Demokratike.

Deputetët Tritan Shehu dhe Luan Baçi kanë propozuar që ish-kryeministri Sali Berisha të jetë pjesë e protestës së 20 shkurtit përmes teknologjisë, sipas burimeve të gazetarit Osman Stafa. 

Sipas Baçit, Berisha duhet të ketë një fjalë para mbështetësve demokratë ditën e protestës.

Megjithatë Dhurata Çupi nuk ka qenë e këtij mendimi, duke argumentuar se nëse nuk mund ta ndihmojnë Berishën, të paktën nuk duhet që atij t’i rëndohet pozita juridike. duke marrë parasysh se ky i fundit ndodhet në arrest shtëpiak. 

keshilli kombetar i pd

Sondazh

Poll