12 Shkurt 2024, 20:28
Nga S.N
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur për protestuesit në tubimin e përditshëm përpara banesës së tij, rreth bashkimit të Partisë Demokratike. Ai ka theksuar se bashkimi nuk ishte i thjeshtë pas përplasjeve të forta.
Sipas Berishës, Rama përpiqet të kërcënojë me zgjedhjet pasi është tepër i tronditur nga bashkimi, por ai thotë se zgjedhjet do të bëhën kur të dojë opozita. Berisha ke cekur në fjalë e tij protestën e paralajmëruar nga PD në 20 shkurt, duke thënë se do të jetë fitorja e opozitës.
Fjala e Plotë e Sali Berishës:
Theksoj se ky bashkim nuk ishte i thjeshtë pas përplasjeve të forta të vjeshtës së vitit 2021, por ky bashkim ishte bashkimi më i natyrshëm i politikanëve të përgjegjshëm, atdhetarë, demokratë, të mandatuar nga elektorati i PD. Ky bashkim ishte akti më i përgjegjshëm para zgjedhësve shqiptarë, dhe në veçanti para jush, demokratë të këtij vendi.
Ky bashkim është padyshim akti më i mirëpritur për çdo demokrat që pa përfaqësuesit e tij të bashkohen në mbrojtje të interesave të tij dhe që shohin te ky bashkim rrugën më të sigurtë drejt fitores. Por duhet të jeni të sigurt se ky bashkim është pritur me tmerr nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, i cili bëri gjithçka, përdori mjetet më antidemokratike, mohimin e të drejtave themelore të deputetëve, arrestimin e liderit të PD, vetëm që ky bashkim të mos ndodhte. Edi Rama, sot i tronditur gjer në shpirt, përpiqet të kërcënojë me zgjedhje.
I them Edi Ramës se zgjedhjet do bëhen kur të dojë opozita dhe se ti ke fundin tënd.
20 shkurti është dita e triumfit të opozitës. Së fundmi miqtë e mi, ky bashkim i politikanëve, deputetëve tuaj, në diversitet, në shumësi mendimesh, e bëjnë forcën tonë politike më demokratike, më të fortë se ndonjëherë. Ky bashkim tregon se opozita është sot gati për fitore. Se opozita ka zgjuar luanin e fjetur të shqiptarëve dhe se me 20 shkurt, nis betejën pa kthim në sheshet e Tiranës kundër diktaturës së Edi Ramës.
Më 20 shkurt, shqiptarët, demokratë, të paparti, socialistë të zhgënjyer, të gjithë në këmbë, të gjithë në Tiranë për të inauguruar pranverën e demokracisë. Më 20 shkurt, beteja jonë fitimtare ta bëjmë Shqipërinë si Europa, Zoti ju bekoftë ju, shqiptarët, Shqipërinë, PD-në. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore!
sali berisha pd
Politike
12 Shkurt 2024, 19:22
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Diskutime të tjera janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PD-së n&eum...
Politike
12 Shkurt 2024, 19:13
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Berisha: Ylli ynë polar është interesi kombëtar, koha i provoi të drejta të gjitha qëndrime...
Politike
12 Shkurt 2024, 18:45
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK – e cila administron pronat e seku...
Politike
12 Shkurt 2024, 17:59
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Janë zbardhur diskutimet e ndodhura ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partis&eu...
Politike
12 Shkurt 2024, 18:09
S.N
Foto nga mbledhja
TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka në fjalën e tij hapëse t...
Politike
12 Shkurt 2024, 16:50
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka reaguar ditën e sotme në lidhje me bash...
Politike
12 Shkurt 2024, 16:48
I.A
Mbledhja
TIRANË- Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore do të mblidhet pas dy ditësh online. Mësohet se mbled...
Politike
12 Shkurt 2024, 16:26
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i është drejtuar këtë të hënë Gjykat...
Politike
12 Shkurt 2024, 16:21
S.N
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka bërë një postim në Facebook sa i përket mbledhjes së realizua...
Politike
12 Shkurt 2024, 15:52
I.A
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë mbledhur të gjithë bashkë për herë të parë pas gati 2 vite...