Politike

Liderët e Ballkanit Perëndimor më 28 dhe 29 shkurt mblidhen në Tiranë, fokusi i diskutimeve

Mbledhja në Tiranë u njoftua pas zhvillimit të një mbledhjeje ministrore të përfaqësuesve nga Ballkani Perëndimor për fushën e integrimit evropian, së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR), mbi Planin e Rritjes.

13 Shkurt 2024, 10:19 Nga r.ll
Liderët e Ballkanit Perëndimor më 28 dhe 29 shkurt mblidhen
lideret e ballkanit perendimor

TIRANË- Liderët e Ballkanit Perendimor, do të mblidhen në Tiranë në datat 28 dhe 29 shkurt. Fokusi i takimit mësohet se do të jetë rrugëtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, ku pritet të diskutohet për objektivat e vendosura nga unioni për vendet e Ballkanit, si edhe krijimin e themeleve për hapat e ardhshëm në zbatimin e Planit të Rritjes dhe avancimit të bashkëpunimit dhe ndërveprimit me Komisionin Europian.

Mbledhja në Tiranë u njoftua pas zhvillimit të një mbledhjeje ministrore të përfaqësuesve nga Ballkani Perëndimor për fushën e integrimit evropian, së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR), mbi Planin e Rritjes.

“Tema të diskutimit ishin përfitimet nga Plani i Rritjes dhe perspektiva e rrugës së integrimit në BE, forcimi i integrimit ekonomik me Tregun Unik të BE-së, si dhe mbështetja e përshpejtimi i reformave kyçe. Ky ishte një takim përgatitor, në pritje të takimit të radhës të liderëve, të planifikuar në Tiranë në datat 28 dhe 29 shkurt, në ndjekje të objektivave për intensifikimin e përpjekjeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së, krijimin e themeleve për hapat e ardhshëm në zbatimin e Planit të Rritjes dhe avancimit të bashkëpunimit dhe ndërveprimit me Komisionin Evropian. Kujtojmë se Komisioni Evropian, në nëntor 2023, propozoi një Plan të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të zgjerojë përfitimet e Tregut Unik të Bashkimit Evropian në rajon përpara anëtarësimit formal, me synim kontributin pozitiv në rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike me BE-në”, thuhet në njoftimin e faqes së Integrimit Evropian të Kosovës.

ballkani perendimor tirane

Sondazh

Poll