Politike

Bardhi zbardh detaje nga bashkimi: Mosbesimi mes palëve për objektivat që duam të arrijmë ishte i madh, por kemi vullnet

Gazment Bardhi i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka zbardhur detaje nga mbledhja e sotme me Rithemelimin që shënoi dhe bashkimin e tyre zyrtar.

12 Shkurt 2024, 21:19 Nga h.k
Bardhi zbardh detaje nga bashkimi: Mosbesimi mes palëve për objektivat
Foto ilustruese

TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka folur mbrëmjen e sotme mbi bashkimin e Partisë Demokratike. Gazment Bardhi i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka zbardhur detaje nga mbledhja e sotme me Rithemelimin që shënoi dhe bashkimin e tyre zyrtar.

Tema e bashkimit ishte temë që dominonte dhe diskutimet. Kishim diskutime për një projekt të përbashkët politik. Ajo që ndodhi sot ishte formalizimi i një vullneti të përbashkët që të jemi bashkë.

Mosbesimi mes palëve për objektivat që duam të arrijmë ishte i madh. Të gjithë thamë çfarë mendonim dhe se kush ishte qëndrimi jonë për çështje të caktuara. Çështja e partisë edhe sot që flasim mbahet pezull pa asnjë arsye nga gjykatat shqiptare. Ishte çështja më e vështirë”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll