Politike

“S’ka zgjedhje të parakohshme”, Çuçi për Ahmetajn: Nuk bëhemi mburojë për ata që kanë punë me drejtësinë

Gjatë një interviste për Sokol Ballën në Real Story në Abc News, Çuçi tha se “kush ka punë me drejtësinë, do të merret me drejtësinë”.

12 Shkurt 2024, 20:43 Nga h.k
“S’ka zgjedhje të parakohshme”, Çuçi
Foto ilustruese

TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi foli për situatën politike në Partinë Socialiste dhe reformën në drejtësi. Gjatë një interviste për Sokol Ballën në Real Story në Abc News, Çuçi tha se “kush ka punë me drejtësinë, do të merret me drejtësinë”.

PS që nga kryetari e deri të zyrtari i fundit ka deklaruar që kush ka punë me drejtësinë do merret me drejtësinë, ne nuk bëhemi mburojë. Jemi partia e vetme që kemi një qëndrim kaq të qartë në lidhje me këtë çështje. Për PS ka qenë i qartë, ne jemi themeluesit e kësaj drejtësie të re, jemi forca politikë që e kemi themeluar. Nëse ka një gjë të qartë te opinioni publik është qëndrimi i PS-së me drejtësinë e re që ka ende nevojë për t’u rritur”, u shpreh Çuçi.

bledi cuci

Sondazh

Poll