Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Ballsh/ Përplasen dy makina, plagoset një nga shoferët dhe vajza e tij e mitur

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

13 Shkurt 2024, 09:02 Nga r.ll
Aksident në aksin Fier-Ballsh/ Përplasen dy makina, plagoset një
foto ilustruese

FIER- Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëmnë aksin "Fier-Ballsh", ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. 

Si pasojëe përplasjes është plagosur një nga shoferët dhe vajza e tij 12 vjeçe. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

NJOFTIMI I POLICISE:

Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, automjeti me drejtues shtetasin S. H., 65 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. B.

Si pasojë, është dëmtuar shtetasi S. H. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, vajza e tij 12 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. 2 të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne fier-ballsh

Sondazh

Poll