Aktualitet

VIDEO/ Akuzohet se i publikoi foton intime 27-vjeçares që u vetëvra, publikohet momenti i arrestimit të Altin Çokut

Balla thotë se nuk ka asnjë justifikim ndaj dhunës, as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online.

12 Shkurt 2024, 12:42 Nga M.B
VIDEO/ Akuzohet se i publikoi foton intime 27-vjeçares që u
Altin Çoku

KAMZA- Ministri i Brendshëm, Taulat Balla publikuar videon e momentit të arrestimit të 49-vjeçarit Altin Çoku i cili dyshohet se ka publikuar foton intime të 27-vjeçares që u vetëvra. Balla shkruan se ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt. Ai thotë se nuk ka asnjë justifikim ndaj dhunës, as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online.

“Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetasje. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! Gjithashtu ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt. #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”, shkruan Balla.

Kujtojmë se një 27-vjeçare i dha fund jetës, duke u vetëhedhur nga tarraca e një pallati në Kamëz pasi i kishin shpërndarë një foto intime në rrjetet sociale. Viktima ishte e martuar në Kosovë dhe kishte dhe një vajzë 2 vjeçe. Martesa ishte në krizë dhe vajza kishte shkuar në familjen e saj në Kamëz. Gjatë kohës që qëndronte në Kamëz ajo pati një takim intim me Altin Çokun i cili gjatë kohës që ishin në hotel i kishte bërë një foto dhe e kishte publikuar në "Tik- Tok".

altin coku

Sondazh

Poll