Aktualitet

“Fle me 4 arkivole”, gruaja rrëfen jetën mes dhunës dhe monitorimit: Kamerat nuk i vendosa une, genjeva për të mos zmadhuar ngjarjen

E reja është shprehur se flinte në krevat me vajzat e mitura dhe bashkëshorti i thoshte se po fle me 4 arkivola.

12 Shkurt 2024, 12:28 Nga M.B
“Fle me 4 arkivole”, gruaja rrëfen jetën mes dhunës
Asqeri Mandri

TIRANA- Gruaja e cila mbahej në banesë e monitoruar nga bashkëshorti, 34-vjeçari Asqeri Mandri, ka hedhur poshtë akuzat për tradhti. Në emisionin “Me zemër të hapur”, në News24, e reja është shprehur se flinte në krevat me vajzat e mitura dhe bashkëshorti i thoshte se po fle me 4 arkivola. Gruaja tha se 34-vjeçari shkarkonte foto në 'Instagram' të vajzave të tjera me kurriz dhe më thoshte se ishte ajo dhe e pyeste se me kë kishte dalë. 

“Kamerat në shtëpi janë vendosur në gusht 2023. Flija me 4 vajzat e mitura, thoshte po fle me 4 arkivola. Shkarkonte foto në Instagram të vajza me kurriz dhe thoshte ‘je ti, gjeje me kë ke dalë’. Edhe në ekskursion kur shkoja, isha bashkë me vajzat. Doja vetëm që ai të shërohej për vete, jo të bëhej kaq legjendë. Nuk shkoj dot vet e 5-ta tek prindërit (qan). Unë nuk mund të rri aty më, pas këtij bullizimi të vjehrrës. E kam larë vjehrrën si fëmijë. U rrëzua në autobus, ai thoshte ti ia ke bërë puçin nënës sime. Unë isha në punë. U kthye nga data 6 janar, i ndodhi një incident dhe erdhi në Shqipëri. Nuk i dhanë lekët dhe erdhi”, tha ajo./ BalkanWeb

asqeri mandri

Sondazh

Poll