Aktualitet

Të dehur në timon dhe me lëndë narkotike me vete, vihen në pranga 5 persona në Tiranë

Një 26-vjeçar u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

12 Shkurt 2024, 12:42 Nga r.ll
Të dehur në timon dhe me lëndë narkotike me vete, vihen
foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga pesë persona të arrestuar për vepra të ndryshme penale. 

Një 26-vjeçar u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në pranga u vu edhe një 30-vjeçar, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Dy të tjerë akuzohen se kanë drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ndërsa një tjetër ka aksidentuar me makinë një 64-vjeçare. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin G. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

- S. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. F., me pasojë vetëm dëme materiale;

- Sh. A., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejttuar automjetin, në gjendje të dehur;

- Z. Gj., 29 vjeç, banues në Babrru, pasi në Bulevardin “Nënë Tereza”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. C., 64 vjeçe, banuese në Valias, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll