Art&Argëtim

Hailey Bieber "heq dorë" nga Justin, kalon kohën e saj me Kendall Jenner

Vajzat po këndonin fjalët e këngës ‘Ain't Gonna Answer’ nga NLE Choppa dhe Lil Wayne.

12 Shkurt 2024, 12:43 Nga S.B
Hailey Bieber "heq dorë" nga Justin, kalon kohën e saj me
Kendall, Hailey dhe Justin

SHBA- Modelja e njohur Hailey Bieber ka vendosur të “heqë dorë” nga bashkëshorti i saj dhe të kalojë kohë me shoqen e saj më të mirë modelen Kendall Jenner. Hailey, 26 vjeç, ndau një TikTok të ri që shfaqte atë dhe Kendall duke kënduar së bashku. Vajzat po këndonin fjalët e këngës ‘Ain't Gonna Answer’ nga NLE Choppa dhe Lil Wayne.

Videoja u postua mbrëmjen e së shtunës në një event ku të dyja dukeshin mahnitëse. Videoja po regjistrohej në një dhomë të errët, ndërsa modelet ishin ulur së bashku. "Gjëra shoqesh të ngushta" ishte mbishkrimi i videos.

Hailey u pa me bashkëshortin e saj Justin në Las Vegas përpara Super Bowl. Prej muajsh çifti po përballet me thashethemet se po shkojnë drejt divorcit. Ylli i popit hyri fillimisht i veshur me një xhup bardh e zi me kapuç, një palë xhinse të gjera dhe një kapele të zezë të kthyer mbrapa. Supermodelja kishte veshur një xhaketë lëkure të madhe, pantallona të shkurtra dhe geta të zeza duke nxjerrë në pah këmbët e saj të tonifikuara.

https://www.tiktok.com/@haileybieber/video/7334252963411610923

kendall jenner hailey bieber justin bieber

Sondazh

Poll