Sport

Mbrojtësi i Man.United i thotë të gjitha, “i magjepsur” nga Cristiano Ronaldo...

Kudo që ka shkuar, Cristiano Ronaldo ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe te Manchester United nuk bën përjashtim nga rregulli. Në një intervistë për Sky Sports, Luke Shaw nuk ka munguar të thotë të gjitha gjërat e mira që ka menduar për portugezin.

12 Shkurt 2024, 08:30 Nga DOSJA

Mbrojtësi i Man.United i thotë të gjitha, “i

ANGLI - Edhe pse ka kaluar pak më shumë se një vit, pas kthimit të tij të shkurtër te Manchester United, për Cristiano Ronaldo është flitet tek “Djajtë”! 

Në një intervistë me “Sky Sports”, mbrojtësi i majtë i Manchester United, Luke Shaw foli për admirimin e tij për pesë herë fituesin e ‘Topit të Artë’: "Ishte një nder të luaja me të (Cristiano Ronaldo) dhe të shihja se çfarë bën ai në një baza ditore për të arritur këtë nivel dhe për të qëndruar atje. Ishte e pabesueshme ta shihje atë çdo ditë në qendrën stërvitore. Ai është kaq profesionist, çdo 100%”,- ka rrëfyer ai për kanalin televiziv britanik.

Ish-lojtari i Southampton-it madje shtoi se portugezi ishte “100%” një nga lojtarët më të mirë me të cilët kishte mundur të luante: “Karriera e tij flet vetë. Ajo që ai ka bërë në futboll gjatë 15 viteve të fundit është e pabesueshme, një nga lojtarët më të mirë në histori”,- tha ai.

Përpara se të lavdëronte cilësitë e tij, mbrojtësit i kërkohet edhe një vlerësim: “Një zgjerdhje për të më shpëtuar jetën? Bruno (Fernandes), Marcus (Rashford), Cristiano (Ronaldo) dhe Harry Kane. Nëse më duhet të zgjedh vetëm një, Cristiano Ronaldo."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll