Sport

VIDEO/ Sevilla merr “frymë” në sajë të golit të Romeros, Atletico i jep lamtumirën ëndrrës për titull në “Sánchez Pizjuán”...

Atletico Madrid renditet në vendin e katërt me 48 pikë, ndërsa Sevilla e 15-ta me 23 pikë.

11 Shkurt 2024, 21:03 Nga DOSJA

VIDEO/ Sevilla merr “frymë” në sajë të golit

SPANJE - Fitore me peshë e Sevillas në “Sánchez Pizjuán” përballë Atletico Madridit në javën e 24-t të La Ligas.

Skuadra andaluze, e cila deri tani ka zhvilluar një sezon për t’u harruar, triumfoi falë golit të Romeros, që në minutën e 15-të, i shërbyer nga Ocampos. Ishte kjo një fitore e ardhur në kohën e duhur, edhe pse rruga është ende në malore.

 “Bardhekuqtë” patën kohën e mjaftueshme për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por jo kthjelltësinë për të shkuar deri te goli.

U mbyll me fitoren e Sevillas kjo ndeshje, e pesta sezonale, por andaluzët ende duhet të mendojnë për të siguruar mbijetesën, pasi zona europiane për ta mbetet shumë larg.  Atletico Madrid renditet në vendin e katërt me 48 pikë, ndërsa Sevilla e 15-ta me 23 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll