Sport

Erzeni e ndal Tiranën në 'Air Albania'! Skënderbeu gjen 3 pikët, Kukësi mbyll renditjen

Tirana humbi dy pikë, duke e komplikuar disi pozicionin e saj, pasi javën e ardhshme do të ketë derbin e kryeqytetit dhe do të përballet me Partizanin, kundërshtarin e përjetshëm të saj

11 Shkurt 2024, 20:40 Nga DOSJA
Erzeni e ndal Tiranën në 'Air Albania'! Skënderbeu gjen

TIRANE - Mbyllet java e 23-të e Abissnet Superiores. Erzeni, “mace e zezë” për bardheblutë e Tiranës në këtë sezon. Skuadra shijakase u mori pikën e shtatë bardhebluve në këtë sezon, në “Air Albania”, ndeshja e fazës e tretë u mbyll në barazim 1-1.

Në dy fazat e para Erzeni kishte marrë pikë të plota, duke i fituar të dyja ndeshjet nga 1-0. Gjithsesi, kjo e sotmja ishte një pikë me shumë vlerë për Erzenin, që lufton për mbijetesën, e cila sot ka patur në krye të stolit trajnerin e ri Skerdi Bejzade.

Sakaq, Tirana humbi dy pikë, duke e komplikuar disi pozicionin e saj, pasi javën e ardhshme do të ketë derbin e kryeqytetit dhe do të përballet me Partizanin, kundërshtarin e përjetshëm të saj. Bardheblutë e dominuan lojën, por e kishin të vështirë të realizonin rastet e krijuara, sidomos në fundin e ndeshjes.

Befasia ndodhi në minutën e 75-të, kur Zeka realizoi një gol fantastik me roveshatë, duke shfrytëzuar pasigurinë e portierit Abdullahu. Reagimi i Tiranës ishte i shpejtë, me Abazajn (81’) që shtyu me kokë drejt rrjetës një krosim të Hoxhallarit. Emocione dhe drithërima në minutat e fundit, por rezultati nuk ndryshoi.

Ndërkohë, në stadiumin e Korçës, vjen humbja e radhës për Kukësin, që në këtë raund u mposht nga Skënderbeu, ku fatet e ndeshjes i vendosi goli i Rashicës që në minutën e 6-të. Kukësi mbetet në fundin e tabelës me 19 pikë, ndërsa Skënderbeu në të shtatin, me 28 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll