Sport

VIDEO / Bregu i Fildishtë mban Kupën e Afrikës në “shtëpi”!

Frank Kessie barazoi në minutën e 62-të, ndërsa golin e fitores për “Elefantët” e shënoi sulmuesi i Borussias së Dortmundit, Haller, tetë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

12 Shkurt 2024, 00:10 Nga DOSJA
VIDEO / Bregu i Fildishtë mban Kupën e Afrikës në

BREGU I FILDISHTE - Bregu i Fildishtë kampion i Kupës së Kombeve të Afrikës për herë të tretë në histori. “Elefantët” mposhtën me përmbysje 2-1 Nigerinë në finalen e kompeticionit dhe merituan të ngrinin lart trofeun, të cilin e kishin fituar më parë edhe në vitet 1992 dhe 2015.

Një finale emocionuese, e zhbllokuar në minutën e 38-të nga Troost- Ekong, por Bregu i Fildishtë gjeti forca për të përmbysur rezultatin.

Frank Kessie barazoi në minutën e 62-të, ndërsa golin e fitores për “Elefantët” e shënoi sulmuesi i Borussias së Dortmundit, Haller, tetë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll