Sport

Humb jetën në një aksident automobilistik: Kiptum, mbreti i maratonës, ishte 24 vjeç!

Së bashku me të, vdiq edhe trajneri i rekordmenit botëror të 42 km: ai ishte pranë tij në makinë

12 Shkurt 2024, 07:27 Nga DOSJA

Humb jetën në një aksident automobilistik: Kiptum, mbreti i

KENIA - Kampioni i botës, atleti keniani Kelvin Kiptum, 24 vjeç, mbreti i maratonës,  vdiq në një aksident automobilistik, së bashku me trajnerin e tij Ruandan Gervais Hakizimana, në rrugën nga Kaptagat për në Eldoret.

Sipas rikonstruksioneve fillestare, vetë Kiptum ishte duke ngarë makinën dhe asnjë automjet tjetër nuk është i përfshirë në aksident. Lajmi është konfirmuar nga familjarët dhe autoritetet lokale. Trupat u transportuan në morgun në Eldoret, qyteti i pestë më i populluar në Kenia. Kiptum ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët, 4 dhe 7 vjeç.

I lindur në distriktin Keiyo, Kenia, më 2 dhjetor 1999, Kelvin Kiptum arriti rekordin botëror në gjysmëmaratonën e Valencias në vitin 2018. Në të njëjtin qytet ai bëri debutimin e tij në maratonë më 4 dhjetor 2022, duke arritur menjëherë sukses me kohën 2h01'53", duke u bërë kështu njeriu i tretë më i shpejtë në histori (pas Eliud Kipchoge dhe Kenenisa Bekele) në distancë.

Humb jetën në një aksident automobilistik: Kiptum, mbreti i

Më 23 prill 2023 në Londër, në maratonën e tij të dytë ai fiton dhe përmirëson më tej kohën e tij duke vrapuar në 2h01'25”. Pesë muaj më vonë ai përsëritet në Çikago, duke u bërë protagonist i një shfaqjeje me të cilën pushton rekordin botëror, duke vrapuar me kohën 2h00'35".

Kiptum kishte synime të qarta për vitin 2024 dhe ata ishin ambicioz: thyerja e barrierës dy-orëshe mbi 42 km në kursin shumë të shpejtë të Roterdamit më 14 prill. Pra, verën e ardhshme, ai do të kishte qenë favorit i qartë për medaljen e artë olimpike në Paris. Një karrierë që do të kishte qenë edhe më e jashtëzakonshme, e ndërprerë nga aksidenti i tmerrshëm rrugor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll