Sport

VIDEO/ Theo vendos ndeshjen e madhe të Milanit në “San Siro”, Napoli mundet…

Tre pikë të rëndësishme për kuqezinjtë e Milanit, falë golit të mbrojtësit të krahut të asistuar nga Leao. Napoli në -7 nga Champions League

11 Shkurt 2024, 23:32 Nga DOSJA

VIDEO/ Theo vendos ndeshjen e madhe të Milanit në “San

ITALI - Milani mundi 1-0 Napolin në ndeshjen e shtyrë të 24-të të Serisë A. Në “San Siro”, kuqezinjtë e Piolit shfrytëzuan golin e Theo Hernandez në minutën e 25-të me një kundërsulm të shpejtë të orkestruar nga Giroud dhe Leao.

Pasi iu afrua dyfishimit të epërsisë disa herë në fillimin e pjesës së dytë, Milani vuajti nga reagimi i Napolit që ishte rigjeneruar nga ardhja e Politanos. Mundësia më e madhe erdhi në minutën e 89-të me shtyllën e goditur nga Lindstrom me një shmangie nga Simiç. Aktualisht “Azzurri” janë -7 pikë nga zona e Champions League.

Tri pikë të tjera për Milanin, i cili, ndryshe nga daljet e fundit në ligë, përdori një rrugë tjetër për të arritur të njëjtin objektiv ndaj Napolit. Ndaj skuadrës së Mazzarrit, kuqezinjtë lanë mënjanë filozofinë e “të shënosh një gol më shumë se kundërshtari”, duke u përpjekur të bëjnë një lojë më të kujdesshme. Një fije shprese që Milani mundi të gjente në minutën e 25-të me lojtarët e tyre simbolikë, përkatësisht Theo, Giroud dhe Leao, duke nxjerrë gjeometrinë e shpejtë dhe të përsosur në fushë, e cila u dha atyre tre pikë dhe fundin e një tabu që zgjati disa vjet në shtëpi kundër skuadrës nga Campania.

Në pjesën e dytë skenari ndryshoi vetëm sepse Mazzarri, duke mohuar zgjedhjet e tij fillestare, dërgoi Politanon në fushë për Ostigard. Cilësia e Napolit, e udhëhequr nga vetë Politano, doli në plan të parë me gjuajtjet nga distance drejt portës së Maignan, të cilat ishin të pasakta, ose të zbutura nga mbrojtja kuqezi.

Nga ana e tij, Milani me njëfarë vetëkënaqësie shpërtheu të paktën në tre kundërsulme të rëndësishme, duke iu afruar sërish dyfishimit të epërsisë, por që mbeti e tillë vetëm me golin e Theo Hernandezit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll