Bota

Sulmet me dy raketa anija greke në Detin e Kuq

Raketat ranë në det ndërsa ekuipazhi është shëndoshë e mirë.

12 Shkurt 2024, 08:07 Nga N.F
Sulmet me dy raketa anija greke në Detin e Kuq
Foto ilustruese

DET I KUQ- Një anije mallrash në pronësi të Greqisë ka qene objektiv sulmesh nga Houthi në Detin e Kuq. Sulmi u krye me dy raketa brenda 20 minutave në brigjet e Jemenit, njoftoi të hënën (12/2) një kompani private britanike e sigurisë detare.

Raketat ranë në det ndërsa ekuipazhi është shëndoshë e mirë. Dhjetëra sulme kundër anijeve tregtare janë regjistruar ndërsa rebelët Houthi shprehen se ata janë të lidhura me Izraelin në solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës. Më herët, Zyra Britanike e Sigurisë Detare (UKMTO) tha se kishte marrë informacion për një incident në Detin e Kuq, rreth 40 milje detare (74 km) në jug të qytetit jemenas të Al Moha. Më pas njoftoi se edhe pse anija ishte shënjestruar nga dy raketa, ajo nuk u godit, ekuipazhi është i sigurt dhe vazhdon rrugën drejt portit që është ndalesa e radhës.

anije greke houthi jemen

Sondazh

Poll