Bota

E rëndë në SHBA/ Nëna fut fëmijën brenda në furrë, foshnja humb jetën nga djegiet në trup

Tragjedia ndodhi të premten e kaluar kur policia u njoftua për një fëmijë një muajsh që nuk merrte frymë.

12 Shkurt 2024, 07:48 Nga N.F
E rëndë në SHBA/ Nëna fut fëmijën brenda në
Mariah Thomas

SHBA- Autoritetet në Kansas City arrestuan njw 26-vjeçare pasi vrau fëmijën e saj të porsalindur duke e futur në furrë. Sipas informacioneve, Mariah Thomas e ka bërë këtë veprim duke u shprehur se e ka ngatërruar furrën me krevatin e fëmijës. Tragjedia ndodhi të premten e kaluar kur policia u njoftua për një fëmijë një muajsh që nuk merrte frymë. Zaraya e vogël u gjet me djegie në trup dhe nuk arriti tu shpëtonte plagëve.

“Mariah kishte probleme psikologjike me sa di unë dhe nuk kishte kapacitetin mendor të një të rrituri. Ajo mendonte se ishte fëmijë”, tha një mik i 26-vjeçares.

Gjyshi i foshnjës ishte i pari që u informua për tragjedinë kur mori një telefonatë nga 26-vjeçari ku i thanë diçka e keqe i ka ndodhur fëmijës.

 

shba vrasje foshnje

Sondazh

Poll