Bota

Çështja e dinarit serb/ Pensionistët e komunitetit serb protestojnë sot në Mitrovicën e Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar të dielën komunitetit serb në Kosovë, duke i thënë se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovë nuk ia ndalon Serbisë që t’iu ndihmojë atyre dhe Kosova nuk e ka ndaluar dinarin, ashtu sikurse asnjë valutë tjetër.

12 Shkurt 2024, 07:23 Nga r.ll
Çështja e dinarit serb/ Pensionistët e komunitetit serb
foto ilustruese

KOSOVË- Mesditën e sotme në Mitrovicën e Veriut pritet të mbahet një protestë nga pensionistët e komunitetit serb. Lajmërimi dhe thirrja për protestë është bërë nga Lista Serbe përmes rrjeteve sociale. Arsyeja e protestës sipas tyre, është për të kundërshtuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit si mjet pagese.

Në katër komunat veriore të Kosovës, me shumicë serbe, janë parë të dielën disa grafite të reja me mesazhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar të dielën komunitetit serb në Kosovë, duke i thënë se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovë nuk ia ndalon Serbisë që t’iu ndihmojë atyre dhe Kosova nuk e ka ndaluar dinarin, ashtu sikurse asnjë valutë tjetër.

Ai i është referuar rregullores së BQK-së – që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt – e cila parasheh që valuta e vetme për kryerje të transaksioneve me para të gatshme është euroja.

mitrovica e veriut

Sondazh

Poll