Bota

Macron shtyn vizitën në Ukrainë për arsye sigurie

Mediat e huaja raportojnë se pallati Elysee e justifikoi këtë shtyrje “mbi të gjitha me çështjet e sigurisë”

12 Shkurt 2024, 08:04 Nga M.B
Macron shtyn vizitën në Ukrainë për arsye sigurie
Emmanuel Macron

FRANCA- Presidenti francez, Emmanuel Macron kishte planifikuar të udhëtonte në Ukrainë më 13 dhe 14 shkurt, por vizita është shtyrë. Mediat e huaja raportojnë se pallati Elysee e justifikoi këtë shtyrje “mbi të gjitha me çështjet e sigurisë”.

Kjo do të ishte vizita e parë dypalëshe e Emmanuel Macron, pas udhëtimit të më mëparshëm i të cilit përkrah me Mario Draghi-n dhe Olaf Scholz. Raportohet se presidenti francez fillimisht do të ndalej në Odessa për një vizitë simbolike në qytetin e ndërtuar pjesërisht nga francezët, përpara se të shkonte në Kiev.

Udhëtimi do të përfshinte edhe një paketë ekonomike që lidhet me rindërtimin e vendit, me shpalljen e një fondi prej 200 milionë eurosh të paguara si donacione për projektet civile.

presidentin emmanuel macron ukraina

Sondazh

Poll