Bota

VIDEO/ I shtrirë në tokë dhe duke sharë, ish-zëvendëskryeministri i Australisë filmohet "tapë" në rrugë

Në videon e ndarë nga mediat e huaja duket Joyce i cili është i shtrirë në rrugë dhe i dehur teksa flet në mënyrë të pakuptueshme.

12 Shkurt 2024, 07:28 Nga N.F
VIDEO/ I shtrirë në tokë dhe duke sharë,
Barnaby Joyce

AUSTRALI- Një video e ish-zëvendëskryeministrit të Australisë, Barnaby Joyce ka marrë vëmendje të madhe dhe kritika në vend. Në videon e ndarë nga mediat e huaja duket Joyce i cili është i shtrirë në rrugë dhe i dehur teksa flet në mënyrë të pakuptueshme dhe shanë dikë në telefon. Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të forta në Australi.

Videoja është regjistruar pak para mesnatës së të mërkurës së kaluar në një rrugë në zonën e Brandon . Duke folur pas publikimit të videos, Joyce pranoi se kishte konsumuar alkool pasi Parlamenti ishte ndërprerë në orën 22 të asaj dite.

“Kam bërë një gabim të madh. Nuk kam asnjë justifikim. Por ka një shpjegim. Jam me mjekim dhe ka efekte anësore nëse pi alkool në të njëjtën kohë dhe të dalin 100%” u përpoq të justifikohej ish-kryeministri i Australisë. Megjithatë, ai refuzoi thirrjet për të dhënë dorëheqjen.

“Ky nuk është vendimi im. Unë nuk do të hyj në një dialog të pafund për atë që njerëzit e tjerë duan që unë të bëj," shtoi ai.

 

barnaby joyce australi

Sondazh

Poll