Bota

Të shtëna me armë në një kishë në Teksas/ Plagosen një i mitur dhe një 50-vjeçar, vritet autorja

utorja e armatosur me pushkë dhe e shoqëruar nga një fëmijë, hyri në kishën, që dikur kishte qenë një stadium i mbyllur i rindërtuar, me një kapacitet prej 16,800 vendesh dhe hapi zjarr drejt njerëzve. 

12 Shkurt 2024, 07:16 Nga r.ll

Të shtëna me armë në një kishë në Teksas/

TEKSAS- Dy persona, duke përfshirë një djalë pesëvjeçar, u plagosën nga plumbat pasi një grua hapi zjarr brenda kishës gjigante të pastorit dhe televangjelistit të famshëm Joel Osteen në Teksas. Autorja e armatosur me pushkë dhe e shoqëruar nga një fëmijë, hyri në kishën, që dikur kishte qenë një stadium i mbyllur i rindërtuar, me një kapacitet prej 16,800 vendesh dhe hapi zjarr drejt njerëzve. 

Kur autorja e sulmit filloi të gjuante, oficerët e policisë në vendngjarje iu përgjigjën zjarrit pothuajse menjëherë dhe ajo mbeti e vdekur nga plumbat e policisë. Fëmija pesëvjeçar u shtrua në spital në gjendje kritike, ndërsa një burrë rreth të pesëdhjetave mbeti i plagosur nga plumbi në këmbë, shkruajnë mediat e huaja.

Sulmi ndodhi mes dy shërbimeve, pak para se të fillonte një shërbim në spanjisht, tha Pastor Austin, 60 vjeç, predikimet e të cilit transmetohen drejtpërdrejt në televizion dhe ndiqen nga miliona besimtarë çdo javë. Me më shumë armë sesa banorë, SHBA- ja ka shkallën më të lartë të vdekjeve nga armët nga çdo vend i zhvilluar

te shtena ne teksas

Sondazh

Poll