Sport

ÇASTE PANIKU! Dy futbollistë përfundojnë në spital, pas ndeshjes Skënderbeu-Kukësi

Pas ndeshjes Skënderbeu-Kukësi në Korçë, dy futbollistë, një i Skënderbeut dhe tjetri i Kukësit, kanë pasur probleme shëndetësore.

11 Shkurt 2024, 20:12 Nga DOSJA
ÇASTE PANIKU! Dy futbollistë përfundojnë në spital,

KORÇE - Ka patur çaste paniku në dhomat e zhveshjes të të dyja skuadrave. Bëhet fjalë për futbollistin e Skënderbeut, Randi Dumfor dhe Kleandro Lleshi i Kukësit.

Të dridhura, ethe dhe simptoma të tjera, kanë ndjerë futbollistët në fjalë dhe për këtë arsye kanë ndërhyrë menjëherë stafet mjekësore në dhomat e zhveshjes.

Më pas për të stabilizuar gjendjen e tyre është dashur të lajmërohet autoambulanca, e cila ka transportuar Randin në spitalin e Korçës, ndërsa Lleshi ka udhëtuar me familjarët e tij po drejt spitalit te qytetit.

Siç shihet edhe nga pamjet këto janë momentet e transportimit të njërit prej futbollistëve nga stadiumi i qytetit. Gjithsesi, raportohet se të dy sportistët nuk kanë probleme shqetësuese për jetën.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll