Sport

VIDEO / Rei Manaj një tjetër perlë në kampionatin turk!

Për momentin, më shumë se Manaj në Superligën turke kanë shënuar vetëm Dzeko (Fenerbahce) 16, Thiam (Pendiksor) 14 dhe Icardi (Galatasaray) 13

11 Shkurt 2024, 18:03 Nga DOSJA
VIDEO / Rei Manaj një tjetër perlë në kampionatin turk!

TURQI - Rey Manaj nuk ndalet. Sulmuesi lushnjar ka shënuar golin e radhës (kryevepër) në Superligën turke. 26-vjeçari ka zhbllokuar takimin Sivasspor-Rizespor, duke kaluar vendasit në avantazh në minutën e 30’.

Manaj ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi, duke realizuar një nga golat më të bukur në karrierë. Ky është goli i 12-të në kampionat (+4 gola në Kupë) për Manajn, i cili ndodhet në formë të shkëlqyer sportive.


Dhe mbi të gjitha po shënon me një lehtësi për t’u admiruar, duke ndihmuar edhe Sivassporin të marrë pikë me golat e tij (ndeshja u mbyll 1-0). Për momentin, më shumë se Manaj në Superligën turke kanë shënuar vetëm Dzeko (Fenerbahce) 16, Thiam (Pendiksor) 14 dhe Icardi (Galatasaray) 13

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll