Sport

VIDEO/ Me portën bosh nuk shënon, rasti i humbur e vitit ndodh në Australi!...

Rastin e vitit e humbi sulmuesi i Sindes, Patrick Wood, duke moss hënuar përballë një porte boshe nga dy metra larg!

11 Shkurt 2024, 12:26 Nga DOSJA

VIDEO/ Me portën bosh nuk shënon, rasti i humbur e vitit ndodh në

AUSTRALI - Gjithçka humbet dhe gjithçka fitohet. Megjithatë, ajo që humbi sulmuesi i Sindes, mund të mos humbet... Në ndeshjen e kampionatit australian ndërmjet Central Coast Marines dhe Sinde, futbollisti Patrick Wood, humbi mundësinë e vitit.

Wood përfitoi nga kontrolli i dobët i portierit kundërshtar dhe pasi “vodhi” topin u gjend para një porte boshe. Përfundimi i tij megjithatë ishte zhgënjyes, pasi ai arriti të humbasë dhe të shënojë nga dy metra me portën bosh, duke shpërdoruar një nga shanset më të pamundura të vitit.

Për rekord, Sindei fitoi lehtësisht 3-1 ndaj të dytës në tabelën e renditjes, me Wood që gjithsesi nuk e gjeti rrugën drejt rrjetës...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll