Sport

Lajm i hidhur për Realin! Bellingham do të mungojë ndaj Leipzig në Champions League

Jude Bellingham do të mungojë në ndeshjen e parë të Real Madridit kundër Leipzig në raundin e 16-të të Champions League për shkak të ndrydhjes së kyçit të këmbës së majtë.

11 Shkurt 2024, 15:01 Nga DOSJA
Lajm i hidhur për Realin! Bellingham do të mungojë ndaj Leipzig

SPANJE - Një problem i minutës së fundit për Realin, pasi testet treguan se Jude Bellingham ka ndrydhur kyçin e këmbës së majtë.

Ylli i “merengëve” pritet të jetë jashtë fushës për rreth dy javë, çka do të thotë se do të mungojë në ndeshjen e parë në “16” të Champions League kundër Leipzig (13/2), por edhe në ndeshjen e La Ligës me Rayo Vagecano (18/2).

Megjithatë, pritet që Carlo Ancelotti ta ketë në dispozicion për ndeshjen e dytë mesfushorin anglez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll