Politike

"Askush të mos mendojë..."/ Rama "mbyt" në kritika Kavajën dhe anëtarëve të asamblesë i kërkon llogari: Nuk jeni aktiv në rrjete sociale

Raportohet se kryeministri Edi Rama ka kritikuar strukturat e Kavajës, veçanërisht kreun e tyre, i cili nuk ka një paraqitje të mirë në zgjedhjet e kaluara.

11 Shkurt 2024, 14:07 Nga h.k
"Askush të mos mendojë..."/ Rama "mbyt" në
Foto ilustruese

TIRANË- Asambleja e Partisë Socialiste nisi punimet me dyer të mbyllura në orën 11:00. Fokusi i mbledhjes është raportimi i detyrave të lëna në Kongresin e Partisë Socialiste më 8 dhjetor. 

Raportohet se kryeministri Edi Rama ka kritikuar strukturat e Kavajës, veçanërisht kreun e tyre, i cili nuk ka një paraqitje të mirë në zgjedhjet e kaluara.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka kërkuar që kush nuk ka bërë detyrat që i takon të largohet. Nga ana tjetër Rama ka vendosur theksin tek fakti sipas tij, se askush nuk duhet ta shikojë rritjen e Partisë Socialiste përmes punësimeve. 

Rama ka kërkur gjithashtu nga anëtarët e asamblesë që të jenë aktiv në rrjetet sociale. 

asambleja kombetare

Sondazh

Poll