Politike

Berisha-fermerëve shqiptarë: 20 shkurti është dita të zbrisni në Tiranë me të gjitha mjetet që keni

Nga dritarja e banesës, kryedemokrati iu bëri thirrje fermerëve që më 20 shkurt të vijnë Tiranë me të gjitha mjetet e tyre.

10 Shkurt 2024, 19:13 Nga DOSJA
Berisha-fermerëve shqiptarë: 20 shkurti është dita të
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri, Sali Berisha tha sonte para demokratëve se Shqipëria në Europë është vendi me peshën më të madhe në ekonomi nga bujqësia. Dhe sipas tij kjo bujqësi po shkatërrohet vit pas viti.

Nga dritarja e banesës, kryedemokrati iu bëri thirrje fermerëve që më 20 shkurt të vijnë Tiranë me të gjitha mjetet e tyre.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Mos të harrojmë, Shqipëria në Europë është vendi me peshën më të madhe në ekonomi nga bujqësia. Dhe bujqësia e saj po shkatërrohet nga viti në vit në mënyrë të pandalshme.

I garantoj fermerët se PD me programin e saj do ndalojë rrokullisjen, do stopojë të keqen që i ka kapur ata, do shënojë kthesën e vërtetë. Do rrisë subvencionet, të paktën nga e sotmja me 8 herë.

Do garantojë shërbimet, do garantojë cilësinë e inputeve, do garantojë taksën e ndershme të barabartë në blerje dhe shitje, do garantojë subvencionin për njësi prodhimi, do nxisë eksportet e tyre, do mbrojë prodhimet e tyre.
Fermerë shqiptarë, 20 shkurti është dita juaj, është dita të zbrisni në Tiranë me të gjitha mjetet që keni, është dita të fitoni ju, të fitojë Shqipëria.

sali berisha

Sondazh

Poll