Politike

Sot mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS, në fokus riorganizimi i partisë

Arseyja e mbledhjes në ftesën që ju është shpërndarë anëtarëve, lidhet me raportimin për përmbushjen e detyrave që iu është lënë në Kongresin e 8 Dhjetorit për të shtuar radhët e çdo organizate socialiste.

11 Shkurt 2024, 08:07 Nga M.B
Sot mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS, në fokus
Edi Rama

TIRANA- Ditën e sotme pritet të zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, cila do të drejtohet nga kreu i saj, Edi Rama. Arseyja e mbledhjes në ftesën që ju është shpërndarë anëtarëve, lidhet me raportimin për përmbushjen e detyrave që iu është lënë në Kongresin e 8 Dhjetorit për të shtuar radhët e çdo organizate socialiste. Rreth 400 anëtarët e asamblesë, vetë Rama, ministrat e deputetët do të mblidhen në orën 10:30 në një restorant në periferi të Tiranës. Për anëtarët e Asamblesë pjesëmarrja në këtë mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat do të konsiderohen të pajustifikuara.

Një nga detyrat që ka Asambleja është dhe organizimi i zgjedhjeve në parti brenda marsit nga të cilat do të dalin emrat e kryetarëve të rinj të partisë në çdo bashki, por do të votohet dhe për delegatët e Kongresit. Rama ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura pa praninës e kamerave. Por pas përfundimit të mbledhjes të ketë edhe një deklaratë për mediat për gjetjet dhe problematikat që duhen zgjidhur në kuadër të parapërgatitjeve të PS për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 

Ftesa:

"Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS!

Në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e Detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë, me kërkesën e Kryetarit të PS, ju njoftojmë se ditën e dielë ( 11.02.2024), ora 10:30, tek kompleksi "Xibraku" do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.

Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat janë të pajustifikuara!

Sekretari i Përgjithshëm i PS

Blendi KLOSI"

asamblea e ps

Sondazh

Poll