Politike

VIDEO/ Berisha nxjerr pamjet: Policia bashkëpuntore në vrasjen e djeshme, shkatërruan kamerat e sigurisë

Por siç shihet nga data, kjo video e postuar nga Berisha është e filmuar në 6 Janar të këtij viti.

10 Shkurt 2024, 12:20 Nga I.A
VIDEO/ Berisha nxjerr pamjet: Policia bashkëpuntore në vrasjen e
Pamjet

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari në lidhje me vrasjen e ditës së djeshme në Kurbin. Sipas Berishës, autorët në këtë ngjarje kanë qenë 8 persona dhe kanë bashkëpunuar me policinë për të kryer vrasjen. Po ashtu kryedemokrati ka publikuar një video, ku shihet një furgon policie dhe disa persona me uniforma, të cilët i afrohen derës së biznesit dhe tentojnë që të futen brenda. Sipas denoncimit, autorët qe kanë kryer vrasjen kanë qenë tetë persona dhe i kanë bërë presion rojës së biznesit duke i thënë hape portën se jemi policia.

Por siç shihet nga data, kjo video e postuar nga Berisha është e filmuar në 6 Janar të këtij viti. Dhe nuk dihet nëse kjo video është e kapur në të njejtin biznes, pasi gjatë kësaj kohë, nuk është bërë asnjë njoftim nga policia në lidhje me dëmtimin e kamerave. Ose në 1 muaj që janë thyer kamerat, ka pasur mundësi kohore që të ishin rregulluar. 

Postimi i Plotë:

Policia bashkëpuntorë në vrasjen e djeshme në Kurbin.

Qytetarët dixhital akuzojnë direkt narkoshefin e policisë së Kurbinit si organizator të vrasjes.

Lexoni dëshmitë tronditëse dhe shikoni  videon e tyre.

-Pershendetje dr po ju njoftoj per detaje të reja qe kanë dal lidhur me ngjarjen që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin. Sipas burimeve tona nga Kurbini bëhet me dije se autoretë kanë hyrë në biznesin e z. Ardjan Gjeloshi të veshur me uniforma policie. Autorët i kanë bërë presion rojes së biznesit duke i thënë hape portën se jemi policia. Autorët e krimit dyshohet se kanë qenë rreth 8 persona të veshur me uniforma policie.

Autorët kanë qene me dy makina Range Rover si dhe një Mercedez Benz. Për të arritur deri në atentatin e sotëm athëtorët dyshohet se kanë pasur edhe ndihmën e shefit të policisë së Kurbin, Shkëlzen Metushi. Metushi disa ditë më parë ka shkuar në biznesin e z. ardjan Gjeloshi duke bërë kontrolle të befasishme si formë presioni.

Shkëlzen Metushi dyshohet se i ka ndihmuar autorët duke hequr kamerat që kishte vendosur biznesmeni Gjeloshi në fshtatin Gurrëz dhe Fushë-Kuqe. Heqja e kamerave nga Shkëlzen Metushi është një ndihmë e fortë që Metushi i ka dhënë atentatorëve. Bashkëpunimi i policisë, më saktë i shefit Shkëlzen Metushi me krimin në Kurbin coi sot në ngjarjen e rëndë ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos brenda në biznesin e tij pohojnë burimet nga vendngjarja.

Kjo video tregon sesi shefi i policise kurbin Shkelzen Metushi thyen kamerat nga banesa e biznesmenit Ardjan Gjeloshi qe u plagos diten e djeshme ne Lac. Shefi Shkelzen Metushi eshte ushtar i Ben Qimes se Fierit. Dhe per llogari te bandave ben terror ne Lac. Edhe ne zgjedhjet e 14 Majit ky Shkelzen Metushi ka kercenuar demokratet.

– Miredita Dr po ju shkruaj ne lidhje me vrasjen e shtetasit Selman Mehana dhe plagosjen e shtetasit Ardian Gjelishit pronar i nje pike inertesh me date 10 – 02 – 2024 ne fshati Gurez te Bashkis Kurbin, informacionet jane se autoret kane qene te veshur me uniforma policie dhe jane prezantuar tek sherbimet e rojes te biznesit si punonjes policie, ka informacione se dy dite para bizesmenit Ardian Gjelloshi i ka shkuar nje leter nga Policia e Kurbinit qe eshte objekt i verifikimit pasurore, si dhe banoret e zones akuzojne shefin e Komesarjatit te Kurbinit se dy dite para ngjarjes jane hequr kamra te sigurise te vendosura ne fshatin Fushe Kuqe dhe Gurres. Keto jane arsyet qe akuzojne Policin e Kurbint.

sali berisha selman mihana shkëlzen metushi ardjan gjeloshi

Sondazh

Poll