Politike

Raporti i UNESCO-s për Butrintit/ Berisha: I bëj thirrje Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të tërhiqet nga kjo aferë me Ramën

Berisha u shpreh se ai raport, sipas tij i fshehur nga kryeministri Edi Rama zbërtheu shkatërrimin e parkut më përrallor që ka Europa.

10 Shkurt 2024, 19:27 Nga r.ll
Raporti i UNESCO-s për Butrintit/ Berisha: I bëj thirrje Fondacionit
sali berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme edhe për raportin e UNSECO-s për Butrintin.

Berisha u shpreh se ai raport, sipas tij i fshehur nga kryeministri Edi Rama zbërtheu shkatërrimin e parkut më përrallor që ka Europa.

Gjatë fjalës së tij ai tha se i bën thirrje Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, të tërhiqet nga projekti, sepse sipas tij kanë kryer një akt shumë të rëndë ndaj një pasurie të kombit shqiptar.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Së fundmi miq kam një mirënjohje shumë të thellë ndaj Organizatës Botërore të Trashëgimisë Kulturore, UNESCO-s, e cila në raportin e saj që ka fshehur Edi Rama, zbërtheu copëtimin, shkatërrimin e Edi Ramës me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të parkut më përrallor që ka Europa, parkut kombëtar të Butrintit. Më lejoni të falënderoj para jush, përzemërsisht deputeten Ina Zhupa e cila qëndroi e pamposhtur nga çdo presion, për t’i mbrojtur Shqipërisë pasurinë e saj më përrallore, parkun e Butrintit.

Të falënderoj profesor doktor Apollon Baçen, avokat i pamposhtur i kësaj trashëgimie. Të falënderoj Aleancën për Mbrojtjen e Butrintit dhe të gjithë ata që u përballën me presionet më çnjerëzore, më të gjithanshme, por qëndruan në mbrojtje të kësaj pasurie të pashoqe e theksoj edhe njëherë.

Parku i Butrintit, nga qyteza arkeologjike te Kepi i Stillës, përbën ndoshta një nga mrekullitë më të mëdha në botë.
Ky park u mbrojt dhe duhet t’u rrëfej këtu se nga viti 1993, gjer në vitin 2013, Fondacioni i Lordit Rothchild, luajti një rol shumë pozitiv në mbrojtjen e tij. Unë ju kujtoj ju se në një moment kur zgjeruam rrugën për çështje sigurie, protestat e tyre te qeveria shqiptare ishin të përsëritura dhe të fuqishme.

Por çfarë ndodhi më vonë? Parku u copëtua me projektin e Edi Ramës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan.
Unë jam këtu për të kërkuar publikisht Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, tërhiquni menjëherë nga projekti, kërkoni të falur sepse keni kryer një akt shumë të rëndë ndaj një pasurie përrallore të kombit shqiptar. Është pikërisht projekti juaj, i bazuar në studimin tuaj korruptiv me Edi Ramën, që i dha këtij të fundit mundësinë të projektojë, të ndërtojë te Gjiri i Manastirit, te Kepi i Stillës me qindra e mijëra banesa. Unë kam pasur një bashkëpunim të ngushtë, të frutshëm, kam respektuar shumë, kam vlerësuar lart të gjithë kontributin e këtij fondi. Kam pasur marrëdhënie miqësore me presidentin e tij. Por natyrisht Butrinti ishte për mua, interesi i shqiptarëve ishte mbi të gjitha.

Ndaj i them, zoti Granoff, tërhiqe projektin. I bëtë një dëm të madh.Ju keni kontribut të padiskutueshëm në dhjetëra e dhjetëra projekte në Shqipëri. Por ajo që bëtë është e paimagjinueshme. U bëtë bashkautor në një megakorrupsion të tmerrshëm me Edi Ramën. Përndryshe, me një peticion do i kërkojmë hetim Kongresit të SHBA për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan. Keqpërdorimin e tij nga Edi Rama.

sali berisha

Sondazh

Poll