Aktualitet

Me kallashnikov dhe municione luftarake në banesë, arrestohet 31-vjeçari në Sarandë, procedohet 15-vjeçari për moskallëzim

Nga kontrolli në banesën e të riut u gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe fishekë luftarak.

11 Shkurt 2024, 10:54 Nga M.B
Me kallashnikov dhe municione luftarake në banesë, arrestohet
Foto nga arrestimi

SARANDA- Një 31-vjeçar me inicialet A. G., është arrestuar në fshatin Çukë të Sarandës në kuadër të operacionit policor të koduar “Gracka”. Nga kontrolli në banesën e të riut u gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe fishekë luftarak.

Ndërkaq, një i mitur, 15-vjeçar është vënë nën hetim për moskallëzim të këtij rasti të armëmbajtjes pa leje.

Njoftimi:

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për një rast të armëmbajtjes pa leje, në një banesë në fshatin Çukë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë finalizuan operacionin policor të koduar "Gracka".

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. G., 31 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 15 vjeç.

policia saranda

Sondazh

Poll