Aktualitet

Atentati në Kurbin/ Merren në pyetje punonjës të firmës: Ishin disa autorë të maskuar, ja si ndodhi vrasja

Sapo Gjeloshi ka mbërritur tek dera e zyrës bashkë me ekonomistin Selman Mihana, autorët kanë hapur zjarr ndaj tyre.

11 Shkurt 2024, 08:37 Nga M.B
Atentati në Kurbin/ Merren në pyetje punonjës të
Foto nga vendi i ngjarjes

KURBIN- Disa punonjës të firmës së inerteve në fshatin Gurëz të Kurbinit, ku ditën e djeshme ndodhi atentati me pasojë humbjen e jetës së ekonomistit, janë marrë në pyetje nga policia. Punonjësit ishin prezent gjatë ngjarjes ndërsa mësohet se atentatorët ishin 4 persona të maskuar të cilët kanë ndaluar automjetin te porta e firmës. Tre prej tyre i janë afruar objektivit pranë zyrave të kompanisë. Sapo Gjeloshi ka mbërritur tek dera e zyrës bashkë me ekonomistin Selman Mihana, autorët kanë hapur zjarr ndaj tyre. Në vendin e ngjarje policia mblodhi mbi 15 gëzhoja.

Momentalisht shkaqet e kësaj ngjarjeje vijojnë të mbeten të paqarta. Prokuroria po heton në disa pista në konfliktet e pornarit te firmës së inerteve, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

atentati ne kurbin

Sondazh

Poll