Aktualitet

Në kërkim për vjedhje, 27-vjeçari vihet në pranga në pikën kufitare të Muriqanit

I riu ishte shpallur në kërkim nga policia e Tiranës për veprën penale “Vjedhja”.

11 Shkurt 2024, 10:27 Nga M.B
Në kërkim për vjedhje, 27-vjeçari vihet në pranga
Foto ilustruese

MURIQAN- Një 27-vjeçar nga Fushë-Kruja është kapur në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit. I riu ishte shpallur në kërkim nga policia e Tiranës për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Nr.4 në Tiranë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në hyrje gjatë verifikimeve ndaluan shtetasin K. N., 27 vjeç, banues në Fushë Krujë. Ky shtetas rezultoi person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.4 në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Nr.4 në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

policia arrestim

Sondazh

Poll