Aktualitet

Flet drejtoresha e QSUT-së, pas rënies së zjarrit: Situata nën kontroll, shkak një defekt në një dhomë teknike

Ajo u shpreh se të gjithë pacientët janë jashtë rrezikut për jetën.

11 Shkurt 2024, 10:08 Nga h.k
Flet drejtoresha e QSUT-së, pas rënies së zjarrit: Situata
Foto ilustruese

TIRANË-Drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin që ra në Urgjencën e QSUT-së. 

Kjo ndërtesë ka elementë të lartë të sigurisë kjo bën që pacientët të jenë të sigurt. Ka qenë një defekt në një dhomë teknike e cila po vlerësohet dhe po monitorohet ndërkohë gjithë grupi teknik kanë nën kontroll cdo lloj elementi. Është një dëm i kufizuar vetëm, në një dhomë teknike dhe nuk ka prekur asgjë tjetër. 

Shërbimet kanë marrë masat e tyre, ne kemi paciente që për siguri më të lartë i kemi lëvizur brenda QSUT. Nuk ka ndryshim të parametrave të tyre. Janë në vijim të trajtimit të tyre. QSUT ka planin e vet të emergjencës, mbase nuk donim ta testonim sot, por ja qe u desh ta testonim”, tha Fico.

 

zjarr ne qsut

Sondazh

Poll