Aktualitet

14 drejtues mjetesh të arrestuar brenda javës në Tiranë, 11 mijë gjoba, 8 makina të bllokuara

Po ashtu bëhet me dije se janë vendosur 11,462 masa administrative për shkelje të ndryshme si dhe 84 masa administrative janë paraparë për pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjoba të dyfishta.

11 Shkurt 2024, 09:42 Nga M.B

 

14 drejtues mjetesh të arrestuar brenda javës në Tiranë, 11
Foto ilustruese

 

TIRANA- 14 persona janë arrestuar në Tiranë vetëm brenda javës që lamë pas për shkak se drejtonin mjetin në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe për korrupsion aktiv. Mësohet se 8 automjete janë bllokuar për mungesë dokumentacionit dhe detyrime të papaguara. Po ashtu bëhet me dije se janë vendosur 11,462 masa administrative për shkelje të ndryshme si dhe 84 masa administrative janë paraparë për pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjoba të dyfishta.

Njoftimi

Gjatë javës që lamë pas, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka vijuar punën intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

▪️14 persona janë arrestuar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, shkelje të tjera si dhe për korrupsion aktiv.

▪️U vendosën 11,462 masa administrative për një gamë të gjerë shkeljesh, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut për një qytet më të sigurt.

▪️84 masa administrative janë paraparë për pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjoba të dyfishta.

▪️8 automjete janë bllokuar për mungesë dokumentacionit dhe detyrime të papaguara.

Mos harroni, siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithëve. Respektoni rregullat dhe mbrojtja e jetëve nis nga ju!

policia

Sondazh

Poll