Aktualitet

Zjarri në Urgjencën e QSUT-së, ministria e Shëndetësisë: Nuk pati rrezik për pacientët, situata nën kontoll

Në reagimin e ministrisë thuhet se situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

11 Shkurt 2024, 09:00 Nga M.B
Zjarri në Urgjencën e QSUT-së, ministria e
Foto ilustruese

TIRANA- Ministria e Shëndetësisë reagoi pas zjarri që regjistrua në urgjencën e re të QSUT-së në Tiranë, duke theksuar se situata është normalizuar. Në reagimin e ministrisë thuhet se situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu ministria thotë se çdo gjë është nën kontroll dhe se gjendja paraqitet e qetë.

“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym. Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen. Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë angazhimit të personelit mjekësor dhe atij zjarrfikës. Çdo gjë është nën kontroll dhe gjendja paraqitet e qetë”, shpjegon ministria e Shëndetësisë.

zjarr qsut

Sondazh

Poll