Sport

VIDEO / Nuk ka pengesë për Leverkusenin, likuidon Bayernin, i afrohet më tepër titullit!

Skuadra e Xabi Alonsos krijon një distancë sigurie prej pesë pikësh me bavarezët (55/50), duke marrë një avantazh të madh në garën për triumfin final.

10 Shkurt 2024, 20:55 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka pengesë për Leverkusenin, likuidon Bayernin, i afrohet

GJERMANI - Bayer Levekuseni shtrin dorën  drejt titullit të Bundesligës, trofe që nuk e ka fituar kurrë në histori. “Aspirinat” i treguan forcën Bayernit të Mynihut, një kundërshtar i drejtpërdrejtë për trofeun më të rëndësishëm në futbollin gjerman, duke e mposhtur 3-0 në “BayArena”.

Skuadra e Xabi Alonsos krijon një distancë sigurie prej pesë pikësh me bavarezët (55/50), duke marrë një avantazh të madh në garën për triumfin final.

Një ndeshje e nisur më mirë për Bayernin, që e mbylli në gjysmëfushën e tij kundërshtarin në minutat e para, por “Aspirinat” shfrytëzuan mirë hapësirat e krijuara duke shënuar dy herë me Stanisicin dhe Grimaldon.

Bayerni bëri gjithçka për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por e pati të pamundur ta çante mbrojtjen vendëse.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Shkurt 2024, 14:00

“Nuk jam i lumtur, si në Gjermani”

FRANCE - Randal Kolo Muani, sulmuesi i PSG-së ka folur për jetën e tij të re në radhët e kampionëve të Francës, d...