Sport

Cristian Shpendi i pandalshëm, shkon në kuotën e 15 golave në Itali!

Shpendi realizoi golin e dytë për skuadrën e tij në fundin e pjesës së parë (41′). I 15-ti sezonal për të në kampionat. 20-vjeçari ishte në vendin dhe momentin e duhur, duke dërguar në rrjetë asistin e Piacentinit.

10 Shkurt 2024, 15:14 Nga DOSJA
Cristian Shpendi i pandalshëm, shkon në kuotën e 15 golave

ITALI - Cristian Shpendi nuk ndalet. Sulmuesi i talentuar i Shqipërisë U21, është shfaqur sërish protagonist te Cesena. Skuadër që është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në Serie B. Bardhezinjtë fituan 0-2 në Rimini.

Shpendi realizoi golin e dytë për skuadrën e tij në fundin e pjesës së parë (41′). I 15-ti sezonal për të në kampionat. 20-vjeçari ishte në vendin dhe momentin e duhur, duke dërguar në rrjetë asistin e Piacentinit.


Shpendi kryeson renditjen e golashënuesve me 15 gola, që po ndihmojnë Cesenën të ruajë vendin e parë. Klube të ndryshme nga Serie A dhe Serie B kërkuan shërbimet e sulmuesit të talentuar gjatë merkatos së janarit.

Gjithsesi, ofertat nuk bindën klubin emilian, ndërkohë që vera pritet të sjellë hapin e madh për goleadorin shqiptar. 7 herë e ka veshur Shpendi fanellën e Shqipërisë U21. Me kuqezinjtë e vegjël ka shënuar 1 gol, në suksesin fantastik 3-2 ndaj Rumanisë U21.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Shkurt 2024, 14:00

“Nuk jam i lumtur, si në Gjermani”

FRANCE - Randal Kolo Muani, sulmuesi i PSG-së ka folur për jetën e tij të re në radhët e kampionëve të Francës, d...