Sport

Egnatia “ngec” përballë Laçit, portieri Dajsini pret penalltinë e Spahiut

Gardiani i Laçit u bë heroi i kurbinasve. Vendasit fituan një 11-metërsh që u mor përsipër nga Spahiu, por portieri i Laçit kuptoi krahun dhe shmangu golin…

10 Shkurt 2024, 20:17 Nga DOSJA
Egnatia “ngec” përballë Laçit, portieri Dajsini

RROGOZHINE - Në startin e javës së 23-të të Abissnet Superiores, bardhezinjtë e Laçit arritën të marrë një pikë ndaj kryesuesve të kampionatit, duke barazuar 0-0 në Rrogozhinë ndaj Egnatias.

Të besuarit e Edlir Tetovës regjistruan barazimin e dytë radhazi, ndërkohë që kurbinasit konfirmojnë ecurinë pozitive, teksa kjo ishte ndeshja e nëntë radhazi pa humbje mes kampionatit dhe Kupës.

Pjesa e parë ishte më e mirë për bardhezinjtë, që ngacmuan më tepër në gjysmëfushën kundërshtare. Në të 28-tën, Laçi ishte i pafat, teksa Qato goditi bukur nga distanca, por topi u ndal në shtyllë.

Në pjesën e dytë Egnatia nisi të reagojë dhe pas një ore lojë iu afrua golit me Ndrecën, i cili provoi me një goditje dënimi, por u ndal nga Dajsinani. Vetëm 2 minuta më vonë, sërish gardiani i Laçit u bë heroi i kurbinasve. Vendasit fituan një 11-metërsh që u mor përsipër nga Spahiu, por portieri i Laçit kuptoi krahun dhe shmangu golin.

Egnatia mbetet e para dhe pas javës së 23-të, tani me 48 pikë, ndërkohë që Laçi shkon në kuotën e 28 pikëve dhe konfirmohet si skuadra e momentit në Superiore.

B.T (Dpsja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Shkurt 2024, 14:00

“Nuk jam i lumtur, si në Gjermani”

FRANCE - Randal Kolo Muani, sulmuesi i PSG-së ka folur për jetën e tij të re në radhët e kampionëve të Francës, d...