Sport

“Nuk jam i lumtur, si në Gjermani”

“Kam parë shumë gjëra që kanë ndodhur, në fillim më kanë prekur. Unë jam njeri, nuk jam mur, as robot, kam ndjenja...", ka shkruar në rrjetet sociale sulmuesi i parizienëve.

10 Shkurt 2024, 14:00 Nga DOSJA

“Nuk jam i lumtur, si në Gjermani”

FRANCE - Randal Kolo Muani, sulmuesi i PSG-së ka folur për jetën e tij të re në radhët e kampionëve të Francës, duke mos e fshehur trysninë që ndjen në radhët e skuadrës pariziene, krahasuar me jetën te Eintrahti i Frankfurtit.   

"Në Gjermani u ndjeva i sigurt, prandaj u ndjeva i plotësuar në fushë. Më duhet vetëm të jem i lumtur dhe i sigurt. Dhe gjithçka do të funksionojë si sahat. Sot jam i lumtur. Por nuk jam i lumtur si në Gjermani. Në fillim kritikat më prekën. "Unë jam njeri, nuk jam mur, as robot, kam ndjenja. Por nuk jam i trishtuar. Jam i lumtur që jam lojtar i PSG-së. Por mund të jetë më mirë." 

"Kam parë kritikat që nga ardhja ime në PSG. Dhe kritikat na bëjnë të evoluojmë, është mirë t'i dëgjojmë. Është si këshillë. Duhet të marrim parasysh kritikat dhe të përmirësohemi në mënyrë që të njëjtat kritika të zhduken. Është logjike. Më pas, sinqerisht, nuk e prisja, nuk e prisja një ndikim të tillë kur mbërrita në Paris. (...)

Kur largohem nga festa, qëndroj me të dashurit dhe familjen time. Përpiqem të mos përdorur telefonin tim, përpiqem të izolohem nga bota. Kam parë shumë gjëra që kanë ndodhur, në fillim më kanë prekur. Unë jam njeri, nuk jam mur, as robot, kam ndjenja...", ka shkruar në rrjetet sociale mesfushori i parizienëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll