Sport

Joana Sanz reagon ashpër, pak ditë pas shpalljes së dënimit të Dani Alves…

Modelja nga ishujt Kanarie ka publikuar një deklaratë të fortë në Instagram

10 Shkurt 2024, 13:00 Nga DOSJA

Joana Sanz reagon ashpër, pak ditë pas shpalljes së dënimit

SPANJE - Pak javë më parë, Joana Sanz njoftoi ndjekësit e saj se do t'i duhej pak kohë për t'u shkëputur plotësisht, duke shkuar deri në fshirjen e profileve të saj. Tashmë, pak ditë pas këtij vendimi drastik, modelja nga ishujt Kanarie është rikthyer në qendër të mediave dhe e ka bërë këtë me një mesazh të qartë, drejtuar të gjithë atyre që flasin për të.  

Pak orë pas rikthimit në rrjete, modelja kanariane ka publikuar një përmbajtje të re në profilin e saj në Instagram. Përmes një ‘postimi’ ajo ka dërguar një mesazh të qartë: “Jam kthyer”. Por gjëja nuk u ndal me kaq, pasi Joana ndau një ‘storie’, duke dërguar një mesazh më shumë se hakmarrës për përndjekjen që po i bëhet për deklaratat e saj para gjyqtarit të çështjes së bashkëshortit. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Joana Sanz (@joanasanz)

Përmes një deklarate të shkurtër, por të drejtpërdrejtë, modelja iu drejtua ndjekësve të saj. "Për shëndetin mendor, doja të qëndroja jashtë gjithë këtij cirku mediatik që është krijuar. Megjithatë, shiu i vazhdueshëm i informacionit të rremë më ka bërë që të flas përsëri," filloi Joana Sanz.

Siç thotë Joana në deklaratën e saj, ajo nuk është e gatshme të durojë akuzat e rreme dhe do të marrë masa ligjore ndaj atyre që publikojnë informacione të rreme për të. “Si fillim, është shumë e rëndë që jam akuzuar për dëshmi të rreme dhe po marr masa ligjore ndaj mediave që e kanë iniciuar dhe i kanë bërë jehonë akuzës në fjalë”, sqaroi modelja. 

Joana Sanz reagon ashpër, pak ditë pas shpalljes së dënimit

"Nga ana tjetër, sa cinizëm ka në këtë vend. Liria e shprehjes? Ku? Ju të gjithë ndiqni modelin e korrektësisë politike nga frika se mos thoni atë që mendoni në të vërtetë dhe t'ju hidhen mbi ju. Unë do të shtoja disa më shumë gjëra, por për mua nuk ia vlen të konsumohem”, përfundoi Joana Sanz në deklaratën e saj. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll