Sport

“Tërmet” në Durrës, Dinamo përmbys Partizanin, Vllaznia bën detyrën ndaj Teutën dhe shkon në vendin e dytë...

Vllaznia, përveç tri pikëve, rregjistron edhe ndeshjen e nëntë pa humbje, ndërkohë që Dinamo shënon fitoren e tretë radhazi

10 Shkurt 2024, 20:33 Nga DOSJA
“Tërmet” në Durrës, Dinamo përmbys Partizanin,

DURRES - Në mbrëmje të së shtunës, u zhvilluan edhe dy takime të javës së 23-të të Abissnet Superiores. Dinamo mori fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke fituar me përmbysje derbin me Partizanin. Futbollistët e trajnerit Dritan Mehmeti fituan 2-1 në “Niko Dovana”, në një përballje mjaft emocionuese.

Pjesa e parë ishte mjaft e mirë për “Demat”, të cilët shënuan pas 10 minutash lojë me anë të Mba, ndërsa 10 minuta më vonë edhe pse Cara shënoi të dytin, por VAR e anuloi golin e dytë për kampionët në fuqi.

Në pjesën e dytë, Dinamo u zgjua dhe fillimisht barazoi rezutlatin me anë të Kaccorrit (56’). Lorenco Vila u bë njeriu i ndeshjes 2 minuta para fundit të kohës së rregullt, teksa realizoi golin e përmbysjes 2-1, duke i dhënë pikët e plota “nëndetëses blu”.

Sulmuesi la fushën e lojës pas golit, pasi mori kartonin e dytë të verdhë. Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe Dinamo shkon në kuotën e 31 pikëve. Partizani mbetet në vendin e dytë me 37 pikë, po aq sa dhe Vllaznia që fitoi 2-1 në shtëpi me skuadrën e Teutës.

Për kuqeblutë e Vllaznisë fillimisht realizoi Ildi Gruda në minutën e 26-të. Durrsakët barazuan me 17-vjeçarin Arifi në minutën e 72-të, ndërkohë që në minutën e 83-të Mehdi Çoba, i ardhur nga stoli do të realizonte golin e fitores 2-1 për Vllazninë, që përveç tri pikëve, rregjistron edhe ndeshjen e nëntë pa humbje për shkodranët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Shkurt 2024, 14:00

“Nuk jam i lumtur, si në Gjermani”

FRANCE - Randal Kolo Muani, sulmuesi i PSG-së ka folur për jetën e tij të re në radhët e kampionëve të Francës, d...