Aktualitet

Vritet me armë zjarri ekonomisti i një firme inertesh në Kurbin, plagoset pronari

Bëhet me dije se në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri 70-vjeçari me inicialet S. M, me detyrë si ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari i firmës, 51-vjeçari Ardian Gjeloshi.

10 Shkurt 2024, 08:19 Nga M.B
Vritet me armë zjarri ekonomisti i një firme inertesh në Kurbin,
Foto ilustruese

KURBIN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz të Kurbinit ku mësohet se një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri ndërsa një tjetër është plagosur. Bëhet me dije se në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri 70-vjeçari Selman Mihana me detyrë si ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari i firmës, 51-vjeçari Ardian Gjeloshi. Ky i fundit është transportuar në spital për ndihmë mjeksore. 

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M,  rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari  shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore. Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit. Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea. Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.

vrasje kurbin

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2024, 07:27 Fatos Fico

A do të rrethohet Tirana si Parisi ?

Foto ilustruese TIRANA- Parisi është në rrethim nga fermerët francezë. Nëse ata arrijnë të mbyllin dhe tregun e shu...